• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri_dragash

unfpa_radio_sharri_dragash

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

telalli_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

market_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Chat & YouTube •

chat_radio_sharri

youtube_radio_sharri

• RAMAZANI •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rikthehen pehlivanët në Dragash!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 18 Qershor 2013 15:10

dragash_pehlivanDragash, 18 qershor 2013
- Hapësira e blertë e stadiumit të qytezës së Dragashit, me lartësi mbidetare rreth njëmijë metra, gjatë tërë ditës së diel ishte e mbushur me njerëz, nga të gjitha anët e Kosovës dhe jo vetëm. Ata kishin ardhur në Dragash për ta përcjellë garën tradicionale të mundjes, e njohur si “gara e pehlivanëve”, të cilën këtë vit e organizoi qeveria lokale e Dragashit. Prezenca e strukturave të ndryshme qeveritare e joqeveritare të Dragashit dhe qytetit më të afërt në Shqipëri, Kukësit, dëshmonte se kjo garë nuk është traditë, vetëm e Dragashit por dhe më gjerë në Ballkan. Kjo u dëshmua edhe me prezencën e pehlivanëve, jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, fillimisht e ka përshëndetur publikun e shumtë, duke i falënderuar që “nuk kanë hezituar ta përcjellin këtë spektakël tradicional, por që kostoja e shtrenjtë ka bërë që disa vjet të mos organizohej”.
Mundja në komunën e Dragashit është e lidhur ngushtë me paraqitjen e “pehlivanllëkut“. Kjo formë e mundjes, në këtë trevë ka mbetur nga sundimi otoman dhe mërgimi i popullsisë në vende të ndryshme të botës. Kjo formë e garës organizohej për festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma). Pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë tradicionale, në këtë komunë është festuar 1 Maji – Festa Ndërkombëtare e Punës. Përpos pehlivanëve, janë organizuar edhe vrapime kuajsh, si dhe lloj-lloj garash të tjera. Por, gara e pehlivanëve ka
Vazhdo...
 
Dragashi po kremton Ditën e Çlirimit!
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 15 Qershor 2013 16:34

Dragash, 15 qershor 2013
- Komuna e Dragashit, sot po kremton Ditën e Çlirimit nga pushtimi shekullor serb. Data 15 qershor, përkujton vitin 1999, kur UÇK-ja dhe forcat ushtarake të NATO-s, larguan pjesëtarët e fundit të ushtrisë dhe policisë serbedita_clirimi_dragash nga komuna e Dragashit.
Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit u organizua Akademi solemne, kushtuar kësaj date. Fillimisht kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i ka përshëndetur të pranishmit, duke iu uruar këtë festë të lavdishme. Ai ka folur edhe për rëndësinë e luftës heroike që bëri UÇK-ja, për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, si dhe për të arriturat që kanë shënuar ndryshime pozitive në këtë komunë, për katërmbëdhjetë vjet në liri. Jenuzi përmendi përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore, kanalizimet, ujësjellësit, të arriturat në arsim, shëndetësi, energjetikë, bujqësi, blegtori, si dhe për promovimin e vlerave të turizmit rural, për të cilat shquhet kjo trevë jugore e Kosovës.
Fjalime përshëndetëse dhe falënderuese, kanë mbajtur edhe përfaqësuesit minoritarë në pushtetin lokal, përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, si dhe përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve nga kjo anë.
Pas Akademisë solemne, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve, në Dragash dhe në fshatin Buçe. Për nder të Ditës së Çlirimit, sot në Mejdan të Opojës është zhvilluar gara e vrapimit të kuajve, ku vendin e parë e zuri kalorësi, Ymret Sinani, nga fshati Bresanë, me kalin e tij, Sateliti. Ndërkaq, të dielën, më 16 qershor,
Vazhdo...
 
Zgjedhjet lokale, në tetor?
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 11 Qershor 2013 13:54

Prishtinë, 11 qershor 2013
– Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka pranuar se problemi i veriut të Kosovës po e mban peng shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Megjithëkëtë, ai beson se, në muajin tetor, do të mbahen zgjedhjetmitrovica_zgjedhjet lokale në krejt territorin e vendit, transmeton gazeta Express, e cila shkruan se brenda Presidencës janë përmendur datat 6 dhe 13 tetor, si ditë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve komunale.
Pavarësisht kërkesave nga disa parti politike për t'i shpallur zgjedhjet lokale, kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, po pret të përfundojnë punët rreth marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve. Në fakt, Jahjaga po e pret ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, për të parë pastaj kohën më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve në krejt Kosovën. Gazeta Express shkruan se në Presidencë i kanë pohuar se shpallja e zgjedhjeve do të bëhet në koordinim të plotë me zbatimin e
Vazhdo...
 
BD: Shpëtojeni stadiumin “Përparim Thaçi”!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 13 Qershor 2013 16:11

Prizren, 13 qershor 2013
- Komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport i Bashkimit Demokratik (BD), ka shprehur shqetësim për gjendjen e kulturës dhe sportit në komunën e Prizrenit, dukebashkimi_demokratik_prizren e vlerësuar se nuk është aspak e mirë. Ehat Oreshka, kryetar i këtij Komisioni, si dhe nënkryetar i BD-së, ka thënë se faji për këtë gjendje i mbetet qeverisë lokale, të cilën e ka vlerësuar si të keqe. “Sporti në qytetin e Prizrenit është katandisur nga qeverisja e keqe. Sot, rinia dhe adhuruesit e sportit, janë pa terrene sportive dhe me klube sportive, të cilat, në mungesë mbështetje institucionale dhe financiare, gjenden në pozita të vështira, si asnjëherë më parë. Për fat të keq, klubi emblematik i qytetit të Prizrenit (Liria), më të cilin prizrenasit janë krenuar dikur, është përshëndetur nga elita e futbollit të Kosovës, Superliga. Njëra nga arsyet kryesore të largimit të klubit nga Superliga, është moszhvillimi i ndeshjeve në stadiumin e qytetit”, ka thënë Oreshka, përmes një komunikate, duke shtuar se ky komision profesional i BD-së, mendon se, dhënia në shfrytëzim e Stadiumit, ka qenë një gabim i madh, për arsye se menaxhimin e kanë marrë njerëz joprofesionistë, të cilët, përveç që E kanë dëmtuar stadiumin, ata e kanë dëmtuar edhe imazhin e futbollit në këtë qytet. “Përgjegjësi për shkatërrimin e sportit në Prizren, ka edhe qeverisja komunale, veçanërisht bordi për menaxhimin e hapësirave sportive, të cilët me vetëdije janë bërë pjesë e shkatërrimit të Stadiumit të Qytetit, për përfitime materiale të njerëzve të caktuar. Sot, stadiumi i qytetit është i shkatërruar tërësisht nga vetë menaxherët e tij, të cilët, ndonëse kishte konflikt
Vazhdo...
 
Goranët i kërkojnë Zhbogarit Komunë!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 06 Qershor 2013 22:55

Dragash, 06 qershor 2013
- Shefi i Zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka qëndruar sot në komunën e Dragashit, si pjesë e fushatës së filluar, në tetor të vitit të kaluar, gjatë së cilës ai po i viziton komunat e Kosovës, për t'u njohur me të gjitha komunitetetzhbogar_aktualitete_radio_sharri që jetojnë në vendin tonë. Gjatë vizitës së sotme në Dragash, Zhbogar është takuar me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, me përfaqësuesit e komuniteteve nga treva e Gorës, si dhe ka vizituar fshatin Restelicë, i banuar kryesisht nga komuniteti pakicë.
Në emisionin “Aktualitete”, në Radio SHAARI, Zhbogar ka shprehur ndjenjat e tij mahnitëse ndaj territorit të kësaj komune, duke qenë i bindur se Dragashi, vërtetë ka potencial për zhvillimin e turizmit malor. “Jam për herë të parë këtu dhe, kjo trevë më ka mahnitur me bukuritë e saj. Jam i bindur se, me pak investime, mund të zhvillohet një turizëm interesant këtu”, tha Zhbogar, duke premtuar më shumë fonde nga BE-ja për Dragashin. Më herët, ai ka takuar kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, me të cilin ka diskutuar për
Vazhdo...