|
Promovohet Abetarja që i bashkon shqiptarët! |
|
Nga: Radio SHARRI
|
|
e Enjte, 17 Maj 2012 16:11 |
Prizren, 17 maj - Në vazhdën e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova dhe Shqipëria promovuan të enjten në Prizren Abetaren e përbashkët. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha, si dhe ministra nga Kosova e Shqipëria. Që të gjithë, njëzëri vlerësuan se Abetarja unike do të jetë e lirisë, e Kosovës evropiane dhe Shqipërisë evropiane.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e cilësoi abetaren e përbashkët si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e konsideroi këtë ditë si ditë historike për kombin shqiptar. “Sot është një ditë historike për kulturën dhe kombin shqiptar. Sot po prezantojmë Abetaren e përbashkët. Kjo është abetarja e parë e përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Jo rastësisht jemi mbledhur sot në Prizren. Jemi mbledhur në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në qytetin e mesazhit historik dhe të drejtë për bashkimin në një shtet të vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës. Promovimi i Abetares së përbashkët, është fitore për të gjithë shqiptarët, e që këtë mund ta arrijë vetëm një popull i qytetëruar”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Sportit “Sezai Surroi”, kreu i qeverisë së Kosovës, vlerësoi punën e madhe të rilindësve shqiptarë dhe autorin e abetares së parë, Naum Veqilharxhin. “Në themelet e Rilindjes sonë kombëtare qëndron themeluesi i Abetares së parë,
|
|
Vazhdo...
|
|
Ramush Haradinaj, arriti në Kosovë |
|
Nga: Radio SHARRI
|
|
e Enjte, 10 Maj 2012 14:41 |
Prishtinë, 10 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Prishtinë, pas gati dy vjetësh qëndrimi në burgun e Hagës. Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali i Hagës ta thotë fjalën përfundimtare, në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij.
Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të vitit 2011. Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar prokuroria. Një numër i madh i mediave kanë dalë për të pritur ardhjen e Haradinajt, në Aeroport, por që nuk është regjistruar ndonjë xhirim, me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt. Me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", interesimi i medieve për të marrë pamjet e mbërritjes së Haradinajt ishte shumë i madh, ndonëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, ka vendosur ta lirojë përkohësisht nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor
|
|
Vazhdo...
|
|
|
Goranë e boshnjakë, bëhen bullgarë! |
|
Nga: Radio SHARRI
|
|
e Mërkurë, 16 Maj 2012 20:28 |
Prizren, 16 maj - Kërkesat e shumë shtetasve të Kosovës për pasaportat serbe dhe maqedonase, tashmë kanë një “konkurrent” serioz; pasaportat e Bullgarisë. Me këtë dokument, ata që e synojnë, besojnë se do t’iu hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Tek boshnjakët dhe goranët e rajonit të Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarëve, edhe pse zyrtarisht nuk ka pjesëtarë të këtij komuniteti në Kosovë, thuhet në një kronikë të Radios gjermane, e cila përkujton se në prani të zyrtarëve të ambasadës bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë, para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren. Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Disa e kuptojnë këtë si përçarje të komunitetit të tyre, për ta formuar një komunitet të ri bullgar. Mendimtarët e tillë kanë apeluar tek BE-ja që ta ndalin këtë proces. Ish ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si zgjidhje të problemeve ekonomike. "Njerëzit më nuk janë të kënaqur me pasaportat serbe dhe ato maqedonase, sepse në këtë fazë pasaporta bullgare peshon me shumë, ngase me të mund të fitohet edhe punësim në shtetet e BE-së, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi. Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë anomali, një numër i madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet e kërkuara për një pasaportë të këtij shteti.
|
|
Vazhdo...
|
|
Ministri Beqaj përkrah zhvillimin e Dragashit |
|
Nga: Radio SHARRI
|
|
e Mërkurë, 09 Maj 2012 17:51 |
Dragash, 09 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka qëndruar sot në Komunën e Dragashit, ku fillimisht është takuar me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzi, dhe më pas vizitoi edhe disa kompani në këtë komunë. Kryetari Jenuzi, e njoftoi ministrin Beqaj me të arriturat e Dragashit dhe njëkohësisht e njoftoi edhe me nevojat që ka kjo komunë, për të arritur një stabilitet të plotë ekonomik. Pas dëgjimit të një miniekspozeu të Jenuzit, ministri Beqaj përshëndeti dhe përkrahu orientimin e Komunës së Dragashit që prioritete të saj të jenë zhvillimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, blegtoria dhe turizmi. Beqaj ka vlerësuar veçanërisht orientimin e komunës, që me një kompensim simbolik të japë në dispozicion të bizneseve prodhuese 36 hektarë tokë, në afërsi të qytezës, në të cilën kanë filluar të ndërtohen objektet e para prodhuese, si bazë fillestare e krijimit dhe funksionimit të Qendrës së Biznesit. Gjatë vizitës që i bëri Industrisë së tekstilit “Remateks” në Dragash, e cila udhëhiqet nga një biznes i suksesshëm nga Turqia, e që tërë prodhimtarinë e vet e eksporton në vendet perëndimore, ministri Beqaj foli për orientimet e dikasterit që drejton ai dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të volitshme për të bërë biznes, duke ofruar njëkohësisht përkrahjen konkrete të
|
|
Vazhdo...
|
|